Zyrtare: Sampdoria nënshkruan me Zaurin

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Trajneri i ri i Sampdorias, Luigi Del Neri, ka nënshkruar me mbrojtësin e Lazios, Luciano Zauri, në formë huazim njëvjeçar me mundësi ta blejë atë të plotë në fund të sezonit të ardhshëm.
“Sampdoria dëshiron t’ju komunikojë se ka nënshkruar përkohësisht me Luciano Zaurin nga Lazio me mundësi ta blejë atë në sezonin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e klubit. Sezonin e fundit italiani e kaloi te Fiorentina si i huazuar. Sampdoria po ashtu ka bërë të ditur se ka forcuar skuadrën edhe me një lojtar tjetër, Matteo Lanzoni, i cili po ashtu i është bashkuar ekipit si huazim nga Mantova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...