Drogba: Jam krenar që vazhdova me Chelsean
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai është personi më i lumtur në botë pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me Chelsean, e cila e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2012.
“Vendosa të vazhdon kontratën time me Chelsean edhe për dy vite tjera dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdoj të mbaj fanellën blu. E dua klubin, ndjehem mirë dhe dua të vazhdoj të fitoj tituj”, ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë, i cili do të kalojë rreth gjashtë javë në Kupën Afrikane në fillim të vitit 2010“Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe, për të rikthyer titullin e Ligës Premier, për të fituar kupat. Kjo është se pse e kam vazhduar qëndrimin në Chelsea”.“Por objektivi numër një është të fitoj Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se këtë vit mund të shkojmë deri në finale dhe përfundimisht ta fitojmë trofeun”, ka shtuar Drogba.
Category: Futboll
0 Komente