Zanetti do të ndihmojë në transferimin e Messit

dardanmiftari | Saturday, September 05, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, mbështet idenë për transferimin e bashkëkombësit të tij Lionel Messi te Nerazzurët, ndërsa ai është i gatshëm të ndihmojë që ky transferim të realizohet.
Të premten mediat italiane kanë njoftuar se kampioni i Italisë ka arritur marrëveshje me babanë e Messit, Jorge, që në të ardhmen lojtari më i mirë në botë për momentin, ta veshë fanellën zikaltër. “Kam ditur për kontaktet në mes të Interit dhe Messit. Presidenti (Moratti) ka folur me mua për këtë gjë”. “Transferimi i tij nga Barcelona, tani për tani është i pamundur, mirëpo mund të arrihet pas dy ose tre vitesh”, ka thënë Zanetti për “La Gazzetta Dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...