FIFA publikon listën e kandidatëve për Futbollistin e Vitit
Institucioni më i lartë botëror i futbollit, FIFA, ka publikuar listën e 23 lojtarëve për të cilët kapitenët dhe përzgjedhësit e kombëtareve do të votojnë për të zgjedhur Futbollistin më të Mirë të Vitit 2009.
Sulmuesi i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është favoriti kryesor për këtë shpërblim, si edhe për atë të Topit të Artë që jepet nga France Football, e cila zbuloi listën javë më parë.Më 15 dhjetor FIFA do të publikojë emrat e pesë futbollistëve të cilët kanë fituar më së shumti vota dhe fituesi i shpërblimit Futbollisti i Vitit sipas FIFA do të zbulohet në një mbrëmje gala në Zurich më 21 dhjetor.Lista e ngushtë e FIFA-s për Futbollistin më të Mirë të Vitit 2009: Michael Ballack (Gjermani), Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Diego (Brazil), Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Michael Essien (Ganë), Samuel Eto'o (Kamerun), Steven Gerrard (Angli), Thierry Henry (Francë), Zlatan Ibrahimovic (Suedi), Andres Iniesta (Spanjë), Kaka (Brazil), Frank Lampard (Angli), Luis Fabiano (Brazil), Lionel Messi (Argjentinë), Carles Puyol (Spanjë), Franck Ribery (Francë), Wayne Rooney (Angli), John Terry (Angli), Fernando Torres (Spanjë), David Villa (Spanjë), Xavi (Spanjë).
Category: Futboll
0 Komente