Giovionco: Bëra mirë që qëndrova në Juventus
I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se ai ka bërë mirë që ka qëndruar te klubi italian dhe ka luftuar për vend.
Giovinco shkëlqen kur i jepet rasti të luajë, si në takimin e fundit ndaj Sampdorias, të cilin Juve e fitoi me rezultat 5-1.“Luaj për një prej ekipeve më të mira në botë dhe kam fatin ta bëj këtë në qytetin tim, andaj pse duhej të largohesha? Jam i vetëdijshëm për atë që kam në dollapin tim”, ka thënë Giovinco për Tuttosport.
Category: Futboll
0 Komente