King do të ankohet për dënimin

dardanmiftari | Friday, October 30, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i burgosur i Wigan Athletic, Marlon King, do të dërgojë ankesë për dënimin me burgim 18-muajsh, ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.
29-vjeçari është shpallur fajtor për sulm seksual dhe dëmtim fizik rreth një incidenti që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në një klub të natës dhe gjykata i ka shqiptuar atij dënim me burgim prej 18 muaj. Ai tashmë është shkarkuar edhe nga klubi i tij i futbollit. Por agjenti i tij Tony Finnegan thotë se planifikon të ngrejë ankesë rreth dënimit dhe shkarkimit nga klubi.“Askush nuk e sheh këtë në bazë të fakteve. Ai është shumë, shumë i zhgënjyer, pasi dukshëm, siç ka thënë në dëshmi, është një identitet i gabuar. Ai nuk e ka bërë atë. Askush nuk e ka pritur këtë. E kam pyetur Marlon dhe ai më ka thënë ‘Nuk jam fajtor, nuk e kam bërë’,”, ka thënë agjenti i lojtarit, Tony Finnegan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...