Luan Krasniqi: Do të dëshmoj se jam ende në formë

dardanmiftari | Wednesday, October 28, 2009 | 0 Komente

Boksieri kosovar që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Luan Krasniqi, qe gjashtë javë ka filluar stërvitjet intensive me trajnerin Valentin Silagi, para duelit me Alexander Dimitrenkon.
Sfida e 28 nëntorit në Oberhausen do të shërbeje si hakmarrje ndaj ukrainasit, i cili e ka mposhtur 38-vjeçarin një vit më parë, por edhe për t’u treguar kritikeve se ende nuk ka ardhur koha që Krasniqi të tërhiqet nga boksi. “Ndihem mjaft mirë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Jam mjaft i motivuar për këtë sfidë”. “E prisja qe një kohë të gjatë revanshin, më në fund momenti erdhi. Në nëntor të vitit 2008 pësova humbje të pafat. Këtë shans të dyte e kam kërkuar që t’i tregoj vetes, por edhe të gjithë kritikeve të mi, se jam ende ne forme”. “Mosha nuk ka shumë rëndësi, këtu po flasim për aftësitë. Kam mjaft para, kam qenë mjaft i suksesshëm, duke u shpallur kampion i Evropës dhe në vitin 2005 kam luftuar për titullin e kampionit të botës. Ky brez mbetet ëndrra ime”, ka thënë Krasniqi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...