Paolillo: Interi nuk ka nevojë për Pandev
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Lazios, Goran Pandev, duke thënë se zikaltrit kanë mjaft sulmues.
“Kemi shumë sulmues, prandaj nuk kemi nevojë që të blejmë një tjetër. Ndërsa sa i përket pozitave tjera do të shohim kur të hapet afati kalimtar”. “Pandev? Nuk ka dyshim se ai është lojtar i shkëlqyer, por ai ka problem me Lazion dhe ne nuk dëshirojmë të përfshihemi”, ka thënë Paolillo.
Category: Futboll
0 Komente