Pas Argjentinës, Bolivia mposht edhe Brazilin
Brazili është mposhtur nga Bolivia në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.
Selecao e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Bolivia nuk ka asnjë shans për të shkuar në Afrikën e Jugut, ashtu që kjo përballje u zhvillua vetëm për prestigj. Kështu, pasi kishte turpëruar Argjentinën me rezultat 6-1, Bolivia arriti të mposhtë edhe një gjigant tjetër të futbollit. Vendasit fituan me rezultat prej 2-1, me golat e shënuar nga Edgar Olivares (10’) dhe Marcelo Martins (31’), ndërsa për Brazilin shënoi Nilmar (70’).
Category: Futboll
0 Komente