Ronaldinho fiton çmimin Këmba e Artë
Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, këtë vit është shpallur fitues i çmimit "Këmba e Artë", i cili i është ndarë në Monako.
Ky çmim prestigjioz iu ndahet lojtarëve më të vjetër se 29 vjeç, ndërsa vlerëson personalitetin e lojtarëve, së bashku me arritjet individuale dhe me klubet e tyre. Lojtari e fiton këtë çmim vetëm njëherë, ndërsa mund të nominohet disa herë, siç është shembulli i David Beckham, i cili është nominuar çdo herë.
Konkurrentët e Ronaldinhos këtë sezon ishin:
Gianluigi Buffon (Itali), Luis Figo (Portugali), Steven Gerrard (Angli), Ryan Giggs (Uels), Thierry Henry (Francë), Raul Gonzalez Blanco (Spanjë), Francesco Totti (Itali), David Beckham (Angli) dhe David Trezeguet (Francë). Çmimi Këmba e Artë ndahet që nga viti 2003.
Braziliani iu është bashkëngjitur emrave të mëdhenj të futbollit botëror që e kanë fituar më parë:
Roberto Carlos (2008)
Alessandro Del Piero (2007)
Ronaldo (2006)
Andriy Shevchenko (2005)
Pavel Nedved (2004)
Roberto Baggio (2003)
Category: Futboll
0 Komente