Trezeguet gjithmonë në dispozicion të Francës
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se ai ka qenë gjithmonë në dispozicion të përfaqësueses së Francës, dhe ai është sërish në dispozicion të Raymond Domenech për ndeshjet e ‘play-off’it.
“Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion edhe në këtë periudhë të vështirë. Për t’u kualifikuar trajnerit duhet t’i shfrytëzojë të gjitha armët që ka në anën e tij”.
“Nëse Domenech mendon se mund të më shfrytëzojë mua, unë jam i gatshëm të luaj në ndeshjet e ‘play-off’ot. Mendoj se mund të bëj diçka”, ka thënë Trezegol për “L’Equipe”.
Category: Futboll
0 Komente