Vazhdon forma e dobët e Romës

dardanmiftari | Wednesday, October 28, 2009 | 0 Komente

Heroi i Udineses, Antonio Floro Flores. Roma ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Serie A, pasi është mposhtur nga Udinese në ndeshjen e të mërkurës mbrëma.
Takimi i zhvilluar në Stadio Friuli, ndërmjet Udineses dhe Romës, ka përfunduar me rezultat prej 2-1 në favor të vendasve. Udine krijoi avantazh me anë të Antonio Floro Flores në minutën e 21-të, ndërsa Daniele De Rossi barazoi rezultatin pa përfunduar pjesa e parë (42’). Me golin e dytë personal në ndeshje (84’), Floro Flores ia siguroi tri pikë të plota Udineses. Duhet përmendur se nga minuta e 48-të, Giallorossët luajtën me një lojtar më pak pasi Rodrigo Taddei u përjashtua me karton të kuq. Ndërsa numri i lojtarëve në fushë u baraspeshua në minutën e 78-të, kur u përjashtua lojtari vendas Dusan Basta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...