Arsenali fundos Wolverhamptonin
Arsenali ka shënuar fitore të lartë si mysafir i Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin Molineux.
Edhe pse vendasit shënuan tre gola, ndërsa mysafirët vetëm dy, Topçinjtë dolën fitues me rezultat 4-1, pasi që vendasit dy herë gabuan portën. Dy golat e parë në favor të Arsenalit, ishin autogola, ndërsa ekzekutues ishin Ronald Zubar (28’) dhe Jody Craddock (35’). Në minutën e fundit të pjesës së parë, kapiteni i mysafirëve Cesc Fabregas trefishoi epërsinë, për të shënuar golin e nëntë të sezonit në të gjitha garat. Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi vetëm njëherë me anë të Andrey Arshavin (66’), ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Jody Craddock (89’) për të neutralizuar autogolin e tij. Me këtë fitore Arsenali barazohet me pikë me Manchester Unitedin, por ka golaverazh më të mirë, derisa Djajtë e Kuq të dielën zhvillojnë derbin e vështirë kundër Chelseat.
Category: Futboll
0 Komente