Benitez: Ekipi i Liverpoolit i nënvlerësuar
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është kënaqur me ekipin e tij, dhe thotë së djelmoshat e tij janë të nënvlerësuar.
Benitez thotë se lëndimet po i shkaktojnë shumë probleme ekipit të tij, por është i bindur se kur të rikthehet secili, Liverpooli do të rikthehet në formën më të mirë.
“Ne kemi një skuadër më të mirë se që mendojnë njerëzit. Është pyetja e kthimit të disa lojtarëve kyç. Mund të shihni në barazimin e Birminghamit se me Glen Johnson dhe Steven Gerrard ne krijonim aq shumë raste. Kualiteti ekziston në ekip”, ka thënë trajneri spanjoll.
Category: Futboll
0 Komente