Cana mbështetë Darren Bent për botëror

dardanmiftari | Wednesday, November 25, 2009 | 0 Komente

Transferimi veror i Sunderlandit Lorik Cana beson se Fabio Capello duhet ta përshijë në skuadrën e tij sulmuesin në formë Darren Bent, përderisa ai është një alternativë e mirë.
Bent shënoi golin e nëntë këtë sezonë në Premier Ligë kundër Arsenalit, dhe Cana beson se Capello nuk duhet ta lëshojë këtë mundësi.
“Sinqerisht, Anglia nuk ka qendër sulmues tjetër si Bent – një sulmues që luan krah mbrojtësit të fundit dhe është gjithmonë i gjallë në zonë.”
“Atyre do tu mungonte një njeri si Bent nëse nuk e marrin dhe unë mendoj se ai do të ishte një lojtar mjaft i rëndësishëm për kampionatin e ardhshëm botëror.”
“Njerëzit duhet ti japin atij besimin.”
“Këtu në Sunderland, ai ka besimin e të gjithëve, bashkëlojtarëve, klubit, fansave dhe sepse ai jep më të mirën.”
“Ne e dijmë se ai është një golashënues i kualitetit të lartë. Golin që e shënoi të shtunën ishte i rëndësishëm për të dhe për ne, dhe ne jemi vërtetë të lumtur për të.”
“Kur luan me një ekip si Arsenali, të gjithë punoni së bashku, por ju duhet dikush që e bën diferencën, dhe Darren për ne është ai njeri.” Deklaroi Lorik Cana për The Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...