Greqia në Botëror

dardanmiftari | Thursday, November 19, 2009 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Greqisë ka shënuar fitore si mysafir i Ukrainës për të siguruar vizën për në Kampionatin Botëror 2010.
Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Athinë, helenët e mposhtën Ukrainën në Donbass Arena në Donetsk me rezultat minimal për të zënë një vend në Afrikën e Jugut. Heroi i grekëve këtë mbrëmje ishte Dimitris Salpingidis, i cili në minutën e 31-të shënoi golin e vetëm në ndeshje që ishte edhe goli kualifikues. Është kjo hera e parë që nga viti 1994 që grekët janë pjesë e një Kampionati Botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...