Serena fiton trofeun e Sony Ericsson Championships
Serena Williams, e cila do ta mbyll këtë vit si tenistja numër një në botë, e ka mposhtur motrën e saj Venus, për të fituar turneun e fundit të këtij sezoni- Sony Ericsson Championships.
28-vjeçarja fitoi me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 7-6), për të fituar trofeun e 35-të WTA Tour, ndërsa kjo ishte fitorja e trembëdhjetë në 23 ndeshjet e zhvilluara përballë motrës së saj më të madhe (29-vjeçare).
Category: Tenis
0 Komente