Spanja mposht Argjentinën, Italia dhe Holanda barazojnë
Përfaqësueset gjigante të futbollit botëror, Spanja dhe Argjentina, janë përballur në ndeshjen miqësore të të shtunës mbrëma në Vicente Calderon.
Kampioni në fuqi i Evropës ka dalë fitues përballë skuadrës nga Amerika Latine duke e mposhtur me rezultat prej 2-1. Hero i spanjollëve në këtë përballje ishte mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili shënoi të dy golat e vendasve. Alonso shënoi golin e parë që në minutën 15-të, për t’ia dhënë avantazhin ‘Furisë së Kuqe’ dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, u akordua penallti në favor të Albicelestëve, të cilën e shndërroi në gol Lionel Messi (61’). Mirëpo, gjyqtari akordoi penallti edhe për vendasit, dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Xabi Alonso (86’), i cili ia solli fitoren Spanjës. Në një takim tjetër miqësor janë ndeshur Italia dhe Holanda që kanë barazuar pa gola.
Category: Futboll
0 Komente