Vazhdon forma e mirë e Chelseat
Chelsea ka vazhduar me fitore edhe në javën e 13-të të Ligës Premier duke mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultat prej 4-0.
Serinë e golave e filloi Florent Malouda në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa Michael Essien me dy golat e tij (12’ dhe 22’) vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, 3-0, në favor të Bluve. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Joe Cole (56’) pas një pasimi të Kalou. Me këtë fitore, Chelsea përforcohet edhe më shumë në krye të tabelës, duke qenë se Arsenali u mposht nga Sunderlandi, ndërsa Manchester United ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen kundër Evertonit.
Category: Futboll
0 Komente