Villa: Casillas është portieri më i mirë në botë
Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij- portieri i Real Madridit, Iker Casillas- është portieri më i mirë në botë.
Casillas ka debutuar për Spanjën në vitin 2000, ndërsa në ndeshjen e të shtunës kundër Argjentinës, pritet që të regjistrojë paraqitjen e 100-të për përfaqësuesen e tij. “Për mua, Iker është më i miri në botë. Tre portierët që i kemi në ekipin kombëtar, Casillas, Pepe Reina dhe Diego (Lopez), sipas mendimit tim, janë ndër më të mirët në botë”, ka thënë Villa për të përditshmen Marca.
Category: Futboll
0 Komente