Arsenali katër pikë larg kreut

dardanmiftari | Sunday, December 27, 2009 | 0 Komente

Topçinjtë kanë shënuar fitore përballë skuadrës që konkurron për top-katërshin, Aston Villas, dhe tashmë gjendet edhe para Manchester Unitedit në tabelë, së paku deri sa kampioni të zhvillojë ndeshjen e javës së 19-të.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në Emirates përfundoi me fitoren e Arsenalit me rezultat prej 3-0. Heroi i vendasve në këtë takim ishte kapiteni Cesc Fabregas, i cili shënoi të dy golat e Topçinjve (65’ dhe 81’), ndërsa goli i tretë u shënua nga Vassiriki Diaby në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1). Me këtë fitore, Arsenali i afrohet liderit Chelsea në katër pikë, ndërsa Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Aston Villa do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur që gjendet në pozitën e pestë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...