Barcelona fiton gjithçka!

dardanmiftari | Saturday, December 19, 2009 | 0 Komente

Pedro duke iu gëzuar golit të barazimit Pedro Rodriguez dhe Lionel Messi kanë ndihmuar Barcelonën të shkruajë histori duke fituar titullin e parë në Kupën Botërore të Klubeve dhe duke u bërë kampioni i ri botëror.
Në ndeshjen finale që u zhvillua në Abu Dhabi e që zgjati për më shumë se 120 minuta, Barcelona ka dalë fituese ndaj Estudiantes, duke shënuar fitore me rezultat 2-1 në lojën shtesë.Pedro ishte më meritori për këtë sukses kulmues të ekipit spanjoll. I futur në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i ri shënoi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, për të barazuar rezultatin dhe për të çuar në lojë shtesë.Argjentinasit e Estuadiantes kishin kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë (37’), me anë të golit të Bosellit dhe këtë arritën ta ruajnë deri në minutat e fundit të ndeshjes, por jo edhe deri në fundin e saj.Titullin e kampionit të botës Barcelonës ia vulosi fituesi i Topit të Artë për këtë vit, Lionel Messi, me golin e shënuar në minutën e 20-të të lojës shtesë (110’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...