Chelsea ndalet edhe nga Evertoni

dardanmiftari | Saturday, December 12, 2009 | 0 Komente

Autori i dy golave për Chelsean, Didier Drogba Blutë e Chelseat kanë dështuar të shënojnë fitore për të katërtën ndeshje radhazi, pasi barazuan me rezultat 3-3 ndaj Evertonit në takimin e sotëm të Ligës Premier.
Mysafirët nga Liverpooli kaluan të parët në epërsi pas 12 minutash lojë, kur një top i harkuar në zonë gjeti kokën e Louis Saha, që dërgoi topin në rrjetën pas një pasigurie të portierit Petr Cech. Por vendasit u përgjigjën menjëherë duke shënuar dy gola të shpejtë. Ishte Didier Drogba ai që barazoi në minutën e 18-të të takimit, ndërsa pas pesë minutash tjera Nikolas Anelka çoi Chelsean në epërsi. Pjesa e parë megjithatë u mbyll me barazim 2-2 falë golit të shënuar nga Yakubu Aiyegbeni në minutën e pestë shtesë (45’). Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe dy gola të tjerë, me Didier Drogba që shënoi golin e tij të dytë duke rikthyer epërsinë e Chelseat (59’) dhe me Saha në anën tjetër që shënoi golin e barazimit (63’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...