Hamilton i lumtur që do të garojë përballë Schumacher
Kampioni i botës në Formula 1 nga viti 2008, Lewis Hamilton, është shprehur i kënaqur pas konfirmimit se legjenda e garës më prestigjioze automobilistike, Michael Schumacher, do rikthehet të pilotojë.
“Është kënaqësi ta kemi Michaelin sërish në Formula 1. Ai është një legjendë, një njeri i mirë, dhe jam i lumtur për të që do ta ketë sërish mundësinë të bëjë punën më të mirë në botë- të garojë në Formula 1”. “Jam mësuar ta shikoj Michaelin duke garuar kur isha në kategoritë e të rinjve dhe gjithmonë shpresoja që të jem në Formula 1 derisa ai është ende aty”, ka thënë Hamilton për Press Association. Hamilton bëri garën e tij të parë në F1 në vitin 2007, një vit pasi Schumacher u pensionua dhe ishte i zhgënjyer që nuk e pati rastin ta testonte veten me shtatë-herë kampionin.
Category: Formula 1
0 Komente