Henry sërish lidhet me Cityn

dardanmiftari | Thursday, December 24, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, mund të rikthehet në Ligën Premier pasi thuhet se klubi spanjoll dëshiron të analizojë ofertat që arrijnë për francezin.
Manchester City thuhet të jetë shumë i interesuar për të, me menaxherin e ri Roberto Mancini që dëshiron të sjellë sulmues me përvojë dhe pasi mediat spanjolle raportuan se Barcelona ishte e hapur për oferta, duket se kjo mund të jetë një hap i mundshëm.32-vjeçari Henry po ashtu është lidhur me një kalim në ligën amerikane të futbollit MLS, te klubi New York Red Bulls dhe Barcelona e di se do të mund të nxjerrë një shumë bukur të mirë parash nga ai tash. Fakti se blaugranët kanë opsione të shumta në sulm është një shtytje tjetër për ta shndërruar në para ish-superyllin e Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...