Interi përforcon kreun
Ndeshja kryesore e javës së 17-të në Serie A, është zhvilluar në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Lazios.
Nerazzurët kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat minimal 1-0, për të përforcuar pozitën e parë në tabelë. Heroi i vendasve në këtë ndeshje ishte kamerunasi Samuel Eto’o, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve (14’). Me këtë fitore zikaltrit përforcohen në krye, me tetë pikë më shumë se Milani që nuk e zhvilloi ndeshjen e kësaj javë, ndërsa kanë nëntë pikë më shumë se Juventusi, që u mposht nga Catania në terren të vet.
Category: Futboll
0 Komente