Ish-futbollisti i Liverpoolit kthehet në fenë Islame
Abel Xavier, ish-futbollist i dy rivalëve Everton dhe Liverpool, tash do të njihet si Faisal Xavier, pasi është larguar nga futbolli në moshën 38-vjeçare.
“Derisa është një lamtumirë emocionale, shpresoj të marr pjesë në diçka shumë të veçantë derisa hy në një shkallë të re të jetës time”.“Në kohët e problemeve, kam gjetur qetësinë në Islam. Gradualisht kam mësuar nga ky religjion që pretendon paqen, barazinë, lirinë dhe shpresën. Këto janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, ka thënë futbollisti portugez. Xavier, i cili së fundi ka luajtur për Middlesbrough dhe Los Angeles Galaxy, për më tepër ka thënë se tash do të marrë punë humanitare në Kombet e Bashkuara derisa do të punojë në industrinë filmike amerikane.
Category: Futboll
0 Komente