Kaka nuk e di se kur do të kthehet
Superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka deklaruar se është duke u rikuperuar shpejtë dhe po ndjehet më mirë, mirëpo nuk ka dhënë datën e rikthimit të tij në fushë.
“Jam në një stad të përparuar të rikuperimit dhe jam më mirë. Nuk e di se kur do të kthehem, ende është herët për të biseduar për këtë”. “Por kur të kthehem nga Brazili, pas pushimit për Krishtlindje, shpresoj të jem edhe më mirë”, ka thënë Kaka, i cili ishte i pranishëm në prezantimin e topit të Adidasit, ‘Jabulani’, i cili do të përdoret gjatë Kampionatit Botëror 2010.
Category: Futboll
0 Komente