Leonardo: Të vazhdojmë me formën e mirë
Trajneri i Milanit, Leonardo, e ka inkurajuar skuadrën e tij që ta shfrytëzojë ndeshjen kundër Sampdorias për t’iu afruar edhe më shumë Interit në tabelë, kuptohet nëse zikaltrit humbin pikë përballë Juventusit.
“Duhet ta mbajmë këtë ritëm. Kemi arritur rezultate pozitive dhe jemi pranë kreut”. “Të qenit në vend të dytë na jep kënaqësi, mirëpo duhet të përqendrohemi në lojën tonë”. “Duhet të qëndrojmë aty të luftojmë për kreun, mirëpo gjithçka mund të konkludohet në fund (të ndeshjes kundër Sampdorias)”, u ka thënë trajneri gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente