Lippi: Do t’i marrim ndeshjet një nga një

dardanmiftari | Saturday, December 05, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Botës në fuqi, Italia, në fazën grupore të finaleve të Kampionatit Botëror 2010, do të bëjë gara në Grupin F, kundrejt Paraguait, Zelandës së Re dhe Sllovakisë, ndërsa trajneri Marcello Lippi ka thënë se të zgjedhurit e tij do të jenë të gatshëm në qershor.
“Paraguai ka qenë në krye të zonës së tyre të kualifikimeve në dy vitet e fundit, dhe është një kundërshtar i denjë”. “Sllovakia po ashtu ka luajtur mirë, ka eliminuar disa skuadra të mira. Secili kundërshtar është i vështirë...”, ka thënë Lippi për Rai Sport. Trajneri italian ka thënë se përfaqësuesja e tij do të mendojë për grupin e vet dhe nëse kalon fazën e grupeve, atëherë do të mendojë për secilën ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...