Lampard – Lojtari i Dekadës në Premier

dardanmiftari | Thursday, December 24, 2009 | 0 Komente

Statistikat e Ligës Premier tregojnë se ylli i Chelseat, Frank Lampard, i ka të gjitha përparësitë për të qenë lojtari më i mirë i dekadës së fundit.

The Sun shkruan se mesfushori i Chelseat dhe Anglisë është figurë dominuese në statistikat e Ligës Premier gjatë 10 viteve të fundit.

Faktet dhe të dhënat nga Opta, e cila realizon të gjitha statistikat e Ligës Premier, që nga 1 janari i vitit 2000 tregojnë se Lampard është personi i cili e meriton më së shumti këtë titull.

31-vjeçari ka:

- Numrin më të madh të ndeshjeve
- Numrin më të madh të fitoreve
- Numrin e dytë më të madh të asistimeve
- Rekordin e katërt më të lartë të golave

Lampard kryeson para mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher, me pesë paraqitje më shumë, me një total prej 345 nga të cilat 210 kanë qenë fitore.

Ai është i dyti para Ryan Giggs me 76 asistime dhe me 100 gola, duke përfunduar i katërti prapa golashënuesit më të mirë, Thierry Henry, i cili shënoi 169 herë për Arsenalin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...