Mancini i gatshëm të drejtojë Juventusin
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se është i gatshëm të marrë nën drejtim ekipin e Juventusit.
Trajneri aktual i biankonerëve, Ciro Ferrara, është nën presion pas eliminimit të këtij ekipi nga Liga e Kampionëve gjatë kësaj jave. “Juventusi më dëshiron? Edhe kur isha në Inter, nuk e kam fshehur faktin se si fëmijë i kisha përkrahur biankonerët. Kurrë nuk kam folur keq për Juventusin, polemika më shumë kishte të bënte me disa të punësuar në klub. E them këtë me respekt për Juventusin dhe të vërtetën”, ka thënë Mancini, i cili madje ka folur për planet e tij nëse caktohet trajner i këtij ekipi. “E di se kë duhet të blej. Sa i takon Diegos dhe Melos, Diego është një lojtar mbi mesatare dhe lojtarë të mëdhenj si Platini dhe Zidane kanë pasur muaj të vështirë në Juventus. Edhe Melo është vërtet një lojtar i mirë”, ka thënë Mancini.
Category: Futboll
0 Komente