Milani mposhtet nga Palermo
Rosonerët kanë pësuar me rezultat 2-0 në San Siro ndaj Palermos, duke ngecur edhe një pikë ndaj Interit në krye të tabelës së Seri A, pasi nerazurët nuk arrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantas.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte Fabrizio Miccoli ai që ua dha epërsinë mysafirëve të Palermos me të filluar pjesa e dytë e takimit (49’), ndërsa rezultatin e vulosi Mark Bresciano pas më shumë se një ore lojë (62’). Pavarësisht humbjes, Milani mbetet në pozitën e dytë 31 pikë, një më shumë se Juventusi që mbrëmë po ashtu pësoi humbje nga Bari. Interi, që barazoi me Atalantan, mbetet në krye të tabelës me 37 pikë.
Category: Futboll
0 Komente