Ranieri i ngazëllyer me fitoren në Europa League
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është i ngazëllyer që lojtarët e tij kanë shënuar fitore 3-0 ndaj CSKA Sofia në rundin e fundit të fazës grupore të Europa League.
Alessio Cerci shënoi dy gola, derisa 17-vjeçari Filippo Maria Scardina debutoi në garën evropiane me një gol të vonshëm. “Nuk është vështirë për një trajner të gjejë një talent të ri në Roma, pasi klubi gjithmonë ka nxjerrë disa lojtarë të shkëlqyeshëm. Ky klub ka një sektor të shkëlqyeshëm të të rinjve, vëzhgues të talenteve, trajnerë dhe akademi futbolli, andaj trajneri është i mbushur me opsione”, ka thënë Ranieri.
Category: Futboll
0 Komente