Real Madrid 4-2 Almeria: Ronaldo mungon javën e ardhshme

dardanmiftari | Saturday, December 05, 2009 | 0 Komente

Pepe, Soriano, Real Madrid, Almeria (MARCA) Një ndeshje dramatike është zhvilluar në Santiago Bernabeu, ku Real Madridi shënoi fitore me rezultat 4-2, kundër Almerias.

Ishin Mbretërit të cilët kaluan në epërsi me anën e Sergio Ramos pas krosimit të Cristiano Ronaldos, në minutën e 31-të. Por, epërsia e Yjeve të Real Madridit zgjati deri në pjesën e dytë, përkatësisht deri në minutën e 58-të, minutë në të cilën F. Soriano barazoi rezultatin në 1-1. Pas kësaj, Almeria arriti të kalojë në epërsi katër minuta më vonë, pra në minutën e 62-të, me anë të Kalu Uche. Pas golit të Uche, Almeria shpresonte për një fitore eventuale, por Mbretërit nuk u dorëzuan dhe kështu e barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Gonzalo Higuain, me të cilin gol u bë një atmosferë e zjarrtë në Santiago Bernabeu. Në minutën e 82-të, lojtarit më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo, iu dha një mundësi fantastike për të kaluar në epërsi Mbretërit, por dështoi që të shënojë nga pika e njëmbëdhjetë metërshit, por, pas penaltisë, Karim Benzema, kaloi Mbretërit në epërsi për herë të dytë në ndeshje, duke ua shuar shpresat lojtarëve të Almerisë që të nxjerrin të paktën një pikë në Santiago Bernabeu. Një minutë pas golit të Karim Benzemas, Cristiano Ronaldo shënoi pas një asistimi fantastik të Gonzalo Higuain, duke vulosur rezultatin në 4-2. Cristiano Ronaldo, pas golit e zhveshi fanellën dhe kështu u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe kështu morri karton të kuq, prandaj do ti mungojë Real Madridit në ndeshjen e vështirë kundër Valencias që e zhvillon më 12 dhjetor./sportisot/
Cristiano Ronaldo, u ndëshkua me karton të kuq - SportiSot

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...