Reali e Bayerni arrijnë marrëveshje për Ribery?
50 milionë euro është shifra për të cilën janë marrë vesh Bayern Munichu dhe Real Madridi, për transferimin e anësorit francez Franck Ribery në verën që vjen.
Sipas faqes nga Munihu, Europolitan.de, të dyja skuadrat kanë arritur marrëveshje verbale, sipas të cilës nga sezoni i ardhshëm, Ribery do ta veshë fanellën e Los Blancos. Nga ana tjetër, shtypi anglez vazhdon të spekulojë se edhe Chelsea është pranë të sigurojë shërbimet e mesfushorit bavarez, mirëpo vetë lojtari më herët ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin.
Category: Futboll
0 Komente