Ronaldinho: Berlusconi është numër 1
Ylli i Milanit, Ronaldinho, ka lëshuar një mesazh për të përkrahur presidentin e klubit, Silvio Berlusconi.
Kryeministri italian aktualisht është duke u rikuperuar pasi u sulmua gjatë një tubimi politik në Milano gjatë vikendit, që rezultoi me çarje të eshtrave të fytyrës dhe thyerje të dhëmbëve.“Jam shumë i lumtur për besimin që Presidenti Berlusconi tregoi për mua verën e kaluar. Dhe kjo është edhe një arsye më shumë për të punuar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja për ta paguar atë, ashtu që Milani të mund t’u rikthehet fitoreve”.“Ai ka bërë aq shumë për mua, që unë të mund të vij në Milan. Për mua, z. Berlusconi është numër 1”, ka thënë Ronaldinho.
Category: Futboll
0 Komente