Villa i jep fitoren Valencias

dardanmiftari | Thursday, December 17, 2009 | 0 Komente

Goli i David Villa i shënuar pesë minuta në kohën shtesë, i ka siguruar Valencias fitoren në udhëtim te Genoa si dhe pozitën e parë në grupin B të Europa League.
Mysafirët spanjoll kaluan të parët në epërsi me anë të golit të Bruno Saltor në fund të pjesës së parë të takimit, por Hernan Crespo barazoi gjithçka pas gjashtë minutash në pjesë të dytë. Por pavarësisht presionit, ekipi nga Serie A dështoi të nxjerrë pikë nga ky takim. Ishte David Villa ai që ia solli fitoren Valencias. Sulmuesi spanjoll së pari huqi nga penaltia (85’), por e përmirësoi gabimin duke shënuar në lojën shtesë të ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...