AO: Fitore e kampionit në fuqi
Rafael Nadal ka filluar mbrojtjen e titullit të Australian Open me fitore prej 7-6, 6-1 dhe 6-4 kundër Peter Luczak, në ndeshjen e parë në Rod Laver Arena.
Në raundin tjetër, tenisti numër dy në botë do të ketë për kundërshtar ose argjentinasin Leonardo Mayer ose sllovakun Lukas Lacko, ndërkohë që Andy Murray mund të jetë një kundërshtar potencial në çerekfinale.
“Është lajm i mirë të fitosh në tre sete. Jam i lumtur që jam në raundin e dytë”, tha spanjolli 23-vjeçar pas fitores.
Ndërkohë, Andy Roddick ka fituar ndaj holandezit Thiemo de Bakker (6-1, 6-4 dhe 6-4), ndërsa kampioni i US Open, Juan Martin del Potro, e mposhti amerikanin Michael Russell (6-4, 6-4, 3-6 dhe 6-2).
Category: Tenis
0 Komente