AO: Henin eliminon Demnetievan
Ish-kampionia e Australian Open, Justine Henin, e ka mposhtur tenisten e pestë në botë, Elena Dementieva, me rezultat 7-5 dhe 7-6.
“Ishte një mbrëmje e veçantë. Kjo ndoshta është arsyeja që u ktheva në turne, për të përjetuar gjëra të këtilla”, tha belgia pas fitores.
Fitore ka shënuar edhe bashkëkombësja e Henin, Kim Clijsters, e cila ka mposhtur Tamarine Tanasugarn me rezultat 6-3, 6-3.
Ndërkohë, tenistja e dytë në botë, Dinara Safina e ka eliminuar Barbora Zahlavova Strycovan (6-3, 6-4), për të kaluar në raundin tjetër.
Category: Tenis
0 Komente