AO: Nadal dhe Murray do të ndeshen në çerekfinale

dardanmiftari | Sunday, January 24, 2010 | 0 Komente

Rafael NadalKampioni në fuqi i Australian Open, Rafael Nadal, ka shënuar fitore ndaj kroatit Ivo Karlovic pas katër setesh (6-4, 4-6, 6-4, 6-4), ndërsa në çerekfinale do të ndeshet me britanikun Andy Murray.
“Të qenit në çerekfinale më jep shumë vetëbesim, por kam një përballje shumë të vështirë kundër Andyt”, tha Nadal pas fitores.
Nga ana tjetër, Murray ka fituar pas një performance të shkëlqyer kundër John Isner, të cilin e mposhti 3-0 në sete (7-6, 6-3, 6-2).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...