AO: Sharapova eliminohet që në start
Ish-kampionia Maria Sharapova është eliminuar nga turneu Australian Open që në rundin e parë, duke humbur nga rusja tjetër Maria Kirilenko (7-6, 3-6, 6-4).
Sharapova u mposht në setin e parë në tie-break, ndërsa edhe pse fitoi të dytin u mposht në të tretin duke humbur kështu ndeshjen. Ish-numri një i botës bëri 66 gabime të padetyruara dhe dështoi të dërgojë serva të fuqishme në drejtim të rivales së saj.
“Thjesht nuk e fitova ndeshje. Sigurisht se kisha shanset e mia, por nuk i shfrytëzova ato”, ka thënë Sharapova pas ndeshjes.
Kirilenko do të përballet me Yvonne Meusburger në rundin e dytë, pasi austriakja mposhti zviceranen Timea Bacsinszky 2-1 në sete (6-4, 4-6, 6-2).
Në rundin e dytë me shumë vështirësi është kualifikuar edhe Dinara Safina, e cila mposhti rusen tjetër Magdalena Rybarikova në dy sete (6-4, 6-4).
Category: Tenis
0 Komente