Aston Villa është finalisti i parë i Carling Cup

dardanmiftari | Thursday, January 21, 2010 | 0 Komente

Dy nga golashënuesit e Aston Vills, James Milner dhe Stephen Warnock. Aston Villa është në finale të Carling Cup, pasi ka shënuar fitore me rezultat prej 6-4 kundër Blackburn Rovers, pas dy ndeshjeve gjysmëfinale.
Në takimin e parë, Aston Villa shënoi fitore minimale si mysafir i Blackburnit, ndërsa në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Villa Park të mërkurën mbrëma, fitoi me rezultat 6-4.
Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Nikola Kalinic (10’ dhe 26’), ndërsa vendasit arritën të barazojnë që në pjesën e parë, me golat e Stephen Warnock (30’) dhe James Milner nga pika e bardhë (40’).
Duhet përmendur se Christopher Samba, i cili shkaktoi penalltinë, u përjashtua nga ndeshja (39’), kështu që Blackburni në pjesën e mbetur të takimit luajti me një lojtar më pak në fushë.
Në pjesën e dytë, Aston Villa krijoi epërsi pas një autogoli të Steven N'Zonzi (53’), ndërsa me golat e Agbonlahor (57’) dhe Heskey (62’), vendasit krijuan epërsi prej 5-2.
Përkundër mungesës së një lojtari në fushë, mysafirët arritën ta ngushtojnë epërsinë në 5-4, me golat e Martin Olsson (63’) dhe Brett Emerton (84’), mirëpo kjo nuk mjaftonte, sepse ata duhej të fitonin me epërsinë prej një goli.
Megjithatë, fjalën e fundit në ndeshje e pati Ashley Young , i cili shënoi golin e gjashtë të Aston Villas në minutat shtesë të takimit.
Në finale, Aston Villa do të ndeshet me njërin nga rivalët e qytetit të Mançesterit, Manchester United ose Manchester City. Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Cityt, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet më 27 janar në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...