Bayern sërish në krye të tabelës
Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në fushë të vet përballë Mainz për të marrë kreun e Bundesligës.
Bavarezët patën rastin të kalojnë në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes, por Hans-Jorg Butt nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (33’). Megjithatë të zgjedhurit e trajnerit Louis van Gaal u treguan më të fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.
Së pari Daniel van Buyten i dha avantazhin ekipit vendas në minutën e 58-të, ndërsa atë e dyfishoi Mario Gomez në minutën e 75-të. Rezultatin e vulosi Arjen Robben katër minuta para fundit të kohës së rregullt.
Bayerni tash mbledh 42 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që nesër pret në fushë të vet Freiburgun.
Nga ndeshjet tjera vlen të përmendet humbja e Werder Bremen me rezultat 4-3 në fushë të Borussia Monchengladbach.
Category: Futboll
0 Komente