Cesc: Më pëlqen ta mposht United më shumë se çdo ekip tjetër

dardanmiftari | Saturday, January 30, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se triumfi ndaj Manchester United për të ka më shumë rëndësi se çdo ndeshje tjetër.
Topçinjtë nesër presin United në derbin e Ligës Premier që zhvillohet në Emirates dhe Cesc është i bindur në fitore.
“Manchester United i tejkalon të gjitha ndeshjet për mua. Si lojtar është një ndeshje të cilën dëshiroj ta luaj çdo sezon”.
“Chelsea është vërtet i mirë, Liverpooli po ashtu dhe Tottenhami është i veçantë, veçanërisht për shkak të fansave. Por nëse do ta zgjidhja një ndeshje nga 38 atëherë do të doja të luaj kundër Man United. Për mua definitivisht është ndeshja më e veçantë në Ligën Premier”, ka thënë Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...