City gjunjëzohet në Everton
Evertoni ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për të shënuar fitore me rezultat 2-0 në fushë vendore ndaj Manchester Cityt, duke ia shkaktuar humbjen e parë në Ligën Premier trajnerit Roberto Mancini.
Vendasit i shënuan që të dy golat në pjesën e parë të takimit dhe ruajtën rrjetën e tyre të paprekur edhe gjatë gjithë pjesës së dytë.
Ishte Steven Pienaar që dërgoi Evertonin në epërsi pas 35 minutash lojë, ndërsa Louis Saha vulosi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (45’).
Me këtë humbje City mbetet në kuotën e 38 pikëve dhe humbet pozitën e katërt, ku ngjitet Tottenham që me barazimin e sotëm ndaj Hull Cityt grumbullon po aq pikë. Evertoni tash grumbullon 26 pikë dhe ngjitet në pozitën e 10-të të tabelës. http://i45.tinypic.com/2rxvgnb.jpg
Category: Futboll
0 Komente