Federer e Nadal në gjysmëfinale të ATP në Doha

dardanmiftari | Friday, January 08, 2010 | 0 Komente

Tenisti numër një në botë Roger Federer është dashur të zhvillojë tri sete për të arritur gjysmëfinalen e ‘Qatar Open’, derisa numri dy i tenisit botëror, Rafael Nadal, pati një përballje më të lehtë, duke qenë se kundërshtari i tij u tërhoq si pasojë e lëndimit duke i mundësuar spanjollit kalimin në gjysmëfinale.
Zvicerani pati një sfidë të vështirë kundër letonezit 21-vjeçar, Ernests Gulbis, të cilin arriti ta mposhtë me rezultat 6-2, 4-6 dhe 6-4 pas 1 ore e 47 minutash. Ndërsa në gjysmëfinale, për kundërshtar do ta ketë ose rusin Nikolai Davydenko ose kroatin Ivo Karlovic.
Nadal ishte duke avancuar 6-1, 2-0, kur belgu Steve Darcis u dorëzua si pasojë e lëndimit të shpinës, kështu që spanjolli në gjysmëfinale do të ndeshet me serbin Viktor Troicki, i cili eliminoi polakun Lukasz Kubot (4-6, 6-4 dhe 7-6).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...