Federer kalon në raundin e tretë

dardanmiftari | Thursday, January 21, 2010 | 0 Komente

Roger FedererTenisti numër një në botë, Roger Federer, ka kaluar me lehtësi në raundin e tretë të Australian Open, pas fitore bindëse prej 3-0 (6-2, 6-3, 6-2), kundër Victor Hanescu.
“E dija rrezikun nga Victor. Ai është një tenist i mirë... Jam thjesht i entuziazmuar që kalova tutje”, tha tri herë kampioni i Australian Open, i cili në raundin tjetër do ta ketë kundërshtar spanjollin Albert Montanes.
Fitore ka shënuar edhe serbi Novak Djokovic, edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, megjithatë arriti të mposhtë Marco Chiudinelli pas katër seteve (3-6, 6-1, 6-1, 6-3). Në raundin tjetër kampioni nga viti 2008 do ta ketë kundërshtar uzbekun Denis Istomin.
Tenisti i gjashtë në botë, Nikolay Davydenko, dëshmoi formën e tij të mirë kundër ukrainasit Illya Marchenko, të cilin e mposhti 3-0 në sete (6-3, 6-3, 6-0).
Në raundin e tretë janë kualifikuar edhe Fernando Verdasco (që mposhti ukrainasin tjetër Ivan Sergeyev, me rezultat 6-1, 6-2, 6-2), si dhe Jo-Wilfried Tsonga (i cili fitoi përballë amerikanit Taylor Dent me rezultat 6-4, 6-3, 6-3).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...