Gramozi vs. Real Madrid: Masa të rrepta të sigurisë
Sot do të zhvillohet ndeshja historike mes skuadrës shqiptare nga Erseka, Gramozi, dhe gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Deri tani janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe pritet që së shpejti dhe skuadra mbretërore të vijë në Tiranë.
Natyrisht, lojtarët e Realit nuk vijnë dy herë, dhe atyre duhet tu garantohet siguri shumë e lartë.
Për këtë arsyje, policia shqiptare ka lëshuar dje një komunikatë për media ku ka njoftuar për masat që ka marrur për mbarëvajtjen e ndeshjes historike Gramozi – Real Madrid në stadiumin legjendar Qemal Stafa.
“Policia e Republikës së Shqipërisë njofton se organi më i lartë i sigurisë ka arranzhuar masa të larta të sigurisë me qëllim mbarëvajtjen sa më të qetë të ndeshjes futbollistike.”
“Sot që nga ora tetë parkimet janë mbyllur rreth stadiumit Qemal Stafa.”
“Poashtu, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Nënë Tereza për shkaqe sigurie.”
“Janë reptësisht të ndaluara sjellja e gjësendeve të forta në stadium gjatë kohës kur zhvillohet ky takim.” Përfundon komunikata.
Real Madridi është sjellur në Tiranë nga kompania e miliarderit shqiptar Rezart Taçi. Supozohet për një shumë 3 milion euro.
Takimi Gramozi – Real Madrid zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00. Ende nuk është konfirmuar paraqitja e Ronaldos dhe e Kakas.
Category: Futboll
0 Komente