Juve huazon Candrevan
Juventusi ka kompletuar transferimin e mesfushorit Antonio Candreva nga Livorno, i cili do të qëndrojë i huazuar në Torino deri në fund të sezonit.
Lojtari, i cili është pronë e Udineses, është paraqitur mirë me Livornon këtë sezon, ashtu që ka siguruar ftesë edhe nga trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi.
Zonja e Vjetër vazhdon të ketë probleme këtë sezon, ndërsa Sky Sport 24 njofton se ka transferuar 22-vjeçarin në formë huazimi, por në fund të sezonit e ka mundësinë që ta blejë për 7.5 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente